Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me ambasadorin e BE-së, Dejvid Geer.
Mexhiti ka thënë se gjatë bisedës e ka rikonfimuar qëndrimin se integrimi në BE është caku i tyre përfundimtar politik.
“Në rrugën tonë drejt BE-së, lufta ndaj krimit, korrupsionit e forcimi i shtetit të së drejtës janë kryetemat e përditshme të qeverisjes. Qeverisja jonë do të jetë e drejtë, transparente dhe e standardeve evropiane.
Delegacionin e BE-së e falenderova për mbështetjen e deritanishme në realizimin e projekteve kapitale të infrastrukturës, si dhe në proceset për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian.
Diskutuam për statusin e projekteve aktuale dhe sfidat në zbatimin e Programit Operativ Sektorial për Mjedisin Jetësor dhe Veprimin Klimatik në kuadër të IPA II. U evidentuan sfidat dhe përkushtimi i Ministrisë dhe Qeverisë për tejkalimin e tyre dhe përshpejtimin e proceseve për realizimin e aktiviteteve nga dokumentet programore të BE-së përmes të cilave shfrytëzohen mjetet nga fondet e BE-së.
Në kuadër të qeverisjes sonë të përgjegjshme, do të punojmë çdo ditë e vazhdimisht për të ruajtur frymën evropiane në Maqedoni të Veriut, një prioritet i panegociueshëm. E falënderova ambasadorin Geer për mbështetjen e madhe të bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht të BE-së, ndihmë që nuk ka munguar asnjëherë”, ka deklaruar Mexhiti.
Data 11.09.2026
Aktuale
- Balla ironizon protestën nga vreshti: Këta janë njerëzit e punës, nuk ka veshë rrushi në Bulevard. Rrinë ca njerëz kot atje (VIDEO)
- Nga deputete në krye të Shëndetësisë! Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin!
- (VIDEO) Supremja shfuqizoi vendimin për Llaskarcën, rasti nis nga e para
- Logos-A pjesëmarrëse në Panairin e Librit “Tuzi 2026”
- VLEN shpall Jakup Huseinin kandidat për kryetar të Komunës së Bërvenicës
- Tranzicioni nga etika e besës te nihilizmi i konsumerizmit: Një autopsi filozofike e shpirtit shqiptar
- (VIDEO) Nafta i kushton 4-fish qytetarit të RMV-së, Mickoski relativizon, kajsia nuk krahasohet me limonin
- IEA: Furnizimi global me naftë bie me 1.6 milion fuçi në ditë në gusht




