Vetëm për 1 javë, kreu i LR-PDSH-së, dhe njëherit kryetar i komunës së Strugës, Ziadin Sela arriti të ndryshoj qëndrimet e tij lidhur me ndikimin e komunitetit turk ndaj popullit shqiptarë.
Ndonëse gjatë gjithë fushatës parazgjedhore oponentët e tij politik i quajti “Gjon Turq”, tani më si duket ka ndëruar mendjen, dhe nuk i pengojnë fondacionet e turqve.
Ai para disa ditësh përshëndeti bashkëpunimin me komunën turke, “Bujukqekmegje”, dhe si shenjë mirënjohjeje për fondet që komuna turke i ka dedikuar rinovimit të një shkolle fillore në Strugë, Sela ia ndryshoi emrin shkollës nga Braqa Milladinovci, në “Mustafa Kemal Ataturk”.
Në këtë formë, Ziadin Sela ka vazhduar turqizimin e vlerave të qytetit të Strugës, pasi që kësaj rradhe për një shumë të donacioneve turke me vlerë prej 300 mijë denarësh(5 mijë euro) ka emërtuar parkun qendror të Strugës me një nga emrat e rilindasve turq, Kerem Kutlu, njofton Almakos.
Këtë shumë parash, sipas struganëve kanë mundur ta sigurojnë cilidoqoftë nga personat fizik e lëre kompanitë private të biznesit, vetëm të mos lejohet një pazar kaq i ulët i Ziadin Selës për shitjen e identitetit kombëtar shqiptar, dhe zëvendësimin e saj me turqit.
Ata më tutje pyesin Ziadin Selën, a nuk do të tingëllonte më mirë që ky park të pagëzohej me një emër kombëtar, si përshembull “Komandant Struga” etj../Almakos.