Komisioni evropian nuk dëshiron të prëgjigjet nëse është në frymën e demokracisë dhe garës politike të mos njihet humbja në zgjedhje të qeta dhe demokratike në Maqedoni, që është konstatim edhe i vëzhguesve ndërkombëtar të OSBE/ODIHR-së.
Megjithatë, nga Brukseli i referohen deklaratës së përbashkët të para dy ditëve të Përfaqësuess së lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini dhe eurokomisarit për negociata për zgjerim, Johanes han.
“Komisioni e mbështet tërësisht vlerësimin preliminar të ODIHR-së të zgjedhjeve dhe zbatimin e tyre. Aty ceken rezultatet preliminare, por ta presim epilogun nga proceset e ankesave dhe parashtresave”, theksoi zëdh[nësja e Eurokomisionit, Maja Kocijançiç në deklaratë për MIA-n.
përndryshe, në kumtesën e tyre të përbashkët para dy ditëve për zgjedhjet në Maqedoni, Mogerini dhe Han potencuan se “zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës në IJR të Maqedonisë kaluan në mënyrë të qetë dhe të rregullt, me jehonë të mirë të votuesve”. Ata konstatuan se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare janë element kyç i marrëveshjes së Përzhinos nga viti 2015 dhe se të njejtat “i ofrojnë vendit mundësi kyçe për ripërtëritje të dialogut demokratik, konstruktiv për tejkalimin e krizës së gjatë politkke dhe bashkim prapa qëllimit të përbashkët të integrimeve euro-atlantike”.
Përfaqësuesja e lartë e Unionit dhe eurokomisarit, gjithashtu kërkuan parti politike në Maqedoni “të veprojnë në një mënyrë inkluzive, që përfshin opozitë aktive parlamentare dhe shoqlri dinamike qytetare”.
“Me padurim presim formim të shpejtë të parlamentit të ri dhe të qeverisë së re dhe zbatim të reformave për zgjidhje të sundimit sistematik të së drejtës, e gjithashtu edhe të prioriteteve të ardhshme reformuese. Qeveria dhe opozita duhet të vazhdojnë me zbatimin e marrëveshjeve paraprake politike në tërësi, duke e përfshirë mbështetjen e punës së zyres së prokurorisë speciale”, theksuan Mogerini dhe Han.
Siç është e ditur, Komisioni shtetëror zgjedhor doli me rezultate zyrtare preliminare të zgjedhjeve, në të cilat sipas KSHz-së, fituese është VMRO-DPMNE në pushtet me 51 mandate të fituara në përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Maqedonisë. Pas VMRO-DPMNE-së pasojnë LSDM me 49 mandate, BDI me dhjetë, BESA me pesë, Aleanca dpër shqiptarët me tre dhe PDSH me dy mandate të deputetëve.
Megjithatë, pas ankesave të dys nga partitë e lartëpërmendura, sot KSHZ do të vendosë nëse do të ketë shfuqizim të votimit në dy vendvotime në njësitë zgjedhore gjashtë dhe pesë dhe nëse kjo do të ndikojë në epilogun përfundimtar të votimit.
Data 15.06.2026
Aktuale
- Sheshi Skënderbeu mirëpriti garat e mundjes në kuadër të “Verës Kulturore të Çairit 2026”
- Nga mesnata, korsitë M-Tag në pikat e pagesës vetëm për etiketa elektronike
- Protestuesi i bën thirrje SPAK: Jemi me ju, por veproni para se populli t’ju rrethojë! Nuk do dilni nga zyrat pa…
- 15 ditë protesta masive për largimin e Ramës/ “Neomalsorja” braktis PS-në, Marjana Koçeku: Prej sot jam deputete e pavarur!
- “Nuk kemi kryeministër, por diktator!”- I riu shpërthen ndaj Ramës në protestë: Fashisti dhe hajvani i vetëm je ti!
- Porosi protestuesve – ju jeni investimi më i madh strategjik që është bërë në Shqipëri!
- “Të vijë të këndojë ‘Rama jepe dorëheqjen’!”- PS-së i “firoi” Marjana Koçeku, protestuesi: Do bien një nga një, si gurë dominoje
- Ramadani: Protestat do ta fusin Shqipërinë në BE

