Kryeministri i ri, Zoran Zaev, duket të jetë serioz në atë që i kishte premtuar serbëve lidhur me qëndrimin e Maqedonisë ndaj Kosovës, shkruan gazeta KOHA. Në intervistën e parë si kryeministër në RTVM, Zaevi përsëriti se Maqedonia ka gabuar që ka votuar “për” anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, ndërsa tha se, kësaj radhe – Qeveria e re do të jetë neutrale.
“Maqedonia do të jetë neutrale për pranimin e Kosovës në UNESCO…”, tha Zaevi, ndërsa kritikoi Qeverinë e kaluar pse kishte lejuar ambasadorin e Maqedonisë në Paris, Agron Buxhaku, të votojë për pranimin e Kosovës në UNESCO.
Me këtë deklaratë, sigurisht që do “qetësohet” edhe presidenti i ri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili javë më parë, në darkën e kryeministrave në Bruksel, tha se shpreson që Zaevi ta mbajë fjalën për marrëdhëniet Maqedoni-Kosovë.
“Shpresoj që Zaevi të mbajë premtimet lidhur me Kosovën në UNESCO dhe qëndrimin kundër të Qeverisë maqedonase ndaj kësaj çështje”, pati thënë Vuçiçi.
Ndryshe, vitin e kaluar, Maqedonia votoi “për” anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, ndërsa pati reaguar edhe Beogradi zyrtar. (koha.mk)
Data 18.11.2026
Aktuale
- Plarent Ndreca: Erion Veliaj nuk u lejua 2 javë t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbë
- ‘Pensionohet’ Shkurte Fejza, merr urim të përzemërt nga bashkëshorti në ditëlindjen e 65-të
- Jakup Krasniqi në vizitë në Kosovë: Gruaja e tij përballet me një gjendje të rëndë shëndetësore
- Izraeli nis ofensivë ushtarake në Gazën qendrore, pavarësisht armëpushimit
- Samiti që mund të ndryshojë botën, Xi Jinping synon të marrë fronin e liderit botëror
- (VIDEO) Mësimi njëditor, mbyllja e shkollave – Janevska: Të pritet fundi i vitit për të parë efektet
- Gruaja e Medës humb personin e dashur, me fjalë prekëse i jep lamtumirën
- Kryeministri shqiptar Rama beson se bullgarët duhet të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut

