29 Janar
Frenuesi i Prokurorisë Speciale, kryetari i Supremes, Jovo Vangellovski dhe prokurorja speciale Katica Janeva do të ulen në tavolinë të njëjtë dhe do të jenë kolegë. Do ta këshillojnë kryeministrin Zoran Zaev, si pjesë e ekipit përgjegjës për zbatimin e strategjisë për reforma në Gjyqësor. Vangellovski dhe PSP-ja kanë të kaluar të përbashkët. Duke anashkaluar Katica Janevën, prokuroria e rregullt e kryesuar nga Marko Zvërlevski kërkoi që t’i pezullohet paraburgimi biznesmenit Sead Koçan, ndonëse ai ishte në arrati. Supremja me në krye kumbarin e ish kreut të Kuvendit Trajko Velajnovski, atëherë e liroi pronarin e “Trasmet”-it. Gishti drejt Supremes sërish u drejtua pasi që dyshës së pandarë të DSK-së, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski iu ishte shqiptuar paraburgim. Vendimi i Gjykatës më të lartë udhëtoi thuajse pesë orë, mjaftueshëm që ata të arratisen. Ndërkaq, ja se si kryeministri Zaev sqaroi se përse Vangellovski është bërë pjesë e këshilltarëve të tij – reformatorë:
Për mua, duke u nisur nga Zoran Zaev e deri te cilido zyrtar, gjithçka është e kalueshme dhe e ndryshueshme, kështu që ne i shikojmë vetë individët… Nuk udhëhiqemi nga emri dhe mbiemri i individëve që i drejtojnë institucionet…- deklaroi kryeministëri Zoran Zaev.
Vangellovski do të jetë pjesë e ekipit të Zaevit, ndonëse LSDM-ja para tre vitesh akuzonte se Qeveria e VMRO-DPMNE-së përmes Gjykatës Supreme, e ka kurdisur rastin “Global” ku i akuzuar ishte pikërisht Zaevi. Pohimin e këtillë nga LSDM-ja atëherë e mbështetën edhe me bisedë të përgjuar.
Audio…
Pra për lëndën Global..МЈ: Mirë..ЈV: ..ka, ata janë duke udhëhequr procedurë apo jo, tani është te unë këtu МЈ: Mirë…ЈV: аа më bën problem njëri prej gjykatësve për shkak se në vendimin që është marrë nga ana ime nuk është nënshkrimi yt…pra në shënimet e lëndës…МЈ: E nënshkrimi i kujt qëndron ЈV: Nuk ka asnjë nënshkrim është bosh.“
Këshilli për përcaktimin e përgjegjësisë te gjykatësit para Vitit të Ri kërkoi nga Jovo Vangellovski të shkarkohet bashkë me katër gjykatës të tjerë që e liruan biznesmenin Sead Koçan.
Bojan Stojanovski

