Kryeministri Zoran Zaev, sot në varrezat e qytetit Butel në Shkup u dha nderime dhe vendosi lule në varret e ish-presidentëve të Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski.
Shërbimi qeveritar për marrëdhëne me publikun vlerëson se respekti i duhur ndaj monumentit të dy presidentëve në këtë ditë është mirënjohje për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në krijimin dhe kujdesin e përfitimeve nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë. /SHENJA/

