Alsat 2019-10-03T12:31:28+02:00
“Kreu i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, realizoi sot takim me Lamberto Zanier, Komisari i Lartë për minoritete nacionale të OSBE-së. Në takim u përshëndetën politikat unifikuese të Qeverisë dhe përcaktimi për krijimin e Një shoqëri për të gjithë, që u realizua edhe në vepër nëpërmjet përgatitjes së Strategjisë nacionale gjithëpërfshirëse për zhvillim të konceptit për një shoqëri dhe interkulturalizëm, i cili është në vazhdim. U përshëndet edhe fryma e integrimit me çka manifestohet me anë të krijimit të mundësive të barabarta për participim të të gjitha bashkësive në shoqëri, me anë të të drejtave dhe detyrimeve të barabarta në shtet”, thuhet në njoftimin e press shërbimit qeveritarë.
Kryministri Zaev më këtë rast tha se mbështetja e OSBE-së është shumë e rëndësishme, veçanërisht për shkak se Qeveria është e përcaktuar në harmonizimin dhe respektimin e detyrimeve ndërkombëtare dhe rekomandimeve të organizatave kyçe, siç është OSBE.
“Me anë të politikave për një shoqëri për të gjithë, respektimi i të drejtave të etnive, bashkësive dhe grupeve, përcaktimi për të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët pavarësisht dallimeve, ne si shtet u bëmë shembull i bashkëjetesës në këtë Ballkan multietnik dhe do të vazhdojmë të kontribuojmë në politikat që bashkojnë dhe afrojnë, që janë edhe vlerat bazike të Evropës, drejt së cilës synojmë”, tha Kryeministri Zaev.
Loading…




