Sot lideri i LSDM-së dhe njëherë kryetar i Qeverisë, Zoran Zaev, në kremtimin e organizuar nga LSDM-ja në vendin Tri Dardhët në Draçevë me rastin e Ditës së Pavarësisë, tha se Maqedonia është pjesë e BE-së dhe NATO-s. Ku dhe bëri me dije se gjasat janë reale që në vjeshtë Maqedonia të marrë rekomandim të pastër nga KE-ja dhe të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s. Pos tjerash kryeministri Zaev tha se qeveria e tij ka marrë masa, ku edhe synon integrimin e vendit në strukturat atlantike.
“Realitet janë perspektivat ekonomike, qetësia në familje, punësimet e reja, ndërmarrjet e suksesshme veçse i kemi filluar proceset”, tha Zaev. Ai përkujtoi edhe njëherë për vendosjen e tarifës së lirë ditore të energjisë elektrike dhe heqjen e taksës radiodifuzive. Ai shtoi se vendi dita ditës ec përpara dhe vuri në pah se kriza zbehet dhe ka marrë hov zhvillimi i vendit.
“Rruga para nesh është e pastër, demokracia është proces i cili po sendërtohet, ndërsa në zgjedhjet e ardhshme lokale duhet lirisht të vendosim dhe të jemi transparent për mendim kritik. Qeveria është e kapshme dhe e afërt me qytetarët”, theksoi Zaev.
Ai para të pranishmëve përkujtoi se shumica e bashkuar dhe me besim të fortë në të vërtetën dhe drejtësinë ka zgjedhur të punojë mbi interest jo personale, por të qëndojnë pas interesave shtetërore.
“Nuk është e pahijshme nëse krenohemi se treguam kurajo që të ngrihemi mbi interesat personale dhe të qëndrojmë pas interesave shtetërore gjithmonë kur ajo i nevojitet Maqedonisë”, tha Zaev.
Deputeti i LSDM-së në Kuvendin e Maqedonisë dhe kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov tha se në “Tri Dardhët” në mënyrë simbolike e fillon fushatën për zgjedhjet lokale dhe u bën thirrje qytetarëve ta ndërtojnë çdo komunë në Shkup.
“Qytetarët e Qytetit të Shkupit nuk meritojnë hajna arrogantë të cilët u vjedhin para, ardhmëri dhe shëndet qytetarëve tanë. Shkupi dhe komunat e Shkupit meritojnë njerëz të cilët do të punojnë në mënyrë të ndershme, të përkushtuar dhe transparente. Çdo cent, çdo denar nga buxheti i Qytetit të Shkupit do ta dini ku përfundon. Gjithçka do të jetë transparente. Nuk jeni robër të asnjë politikani. Ju jeni njerëz të lirë”, theksoi Shilegov. Porositi se nuk do të shpenzohen para në projekte të panevojshme, por se do të ndërtojnë në mënyrë sistematike. “Nuk do të shpenzojmë në rrota panoramike, do të shpenzojmë në shkolla. Nuk do të ketë më shpenzime në fasada baroku, do të shpenzojmë në transport publik ekologjik. E tërë bota nget autobusë të metanit dhe elektrik, vetëm Koce Trajanovski dhe Nikolla Gruevski blejnë dizel autobusë. Qarkullimi urban publik është ndotësi më i madh i ajrit të cilin e thithim”, tha Shilegov.
Sipas kandidatit për kryetar të Kisella Vodës nga LSDM Filip Temellkoski, vetëm bashkërisht mund të ndërtohet mjedisi ku jetojnë qytetarët.
Në piknikun festiv, u mirëpritën të pranishmit në tryezën përplot ushqime.
D.K
Almakos.com

