Organizata joqeveritare “Civil” edhe në të kaluarën me shumë kujdes i ka monitoruar zgjedhjet, dhe të njejtën do e bëjë edhe tani sidomos në rivotimin në Tearcë më 25 dhjetor. Kështu u shpreh kryetari i “Civil”, Xhabir Deralla, në emisionin ‘Arena në TV Shenja.
“Gjithashtu ne në Tearcë do të jemi aktiv si vëzhgues, do të kemi kujdes tekstualisht në çdo hap të strukturave politike, që qytetarët të dielën të votojnë lirshëm. Porosia ime deri te të gjithë është, kur të ndalen prapa kutisë së votimit, le ta dijnë se janë vetëm me laps në dorë dhe të jenë të sigurt se në vendvotime nuk ka kamera, ne do ta kontrollojmë këtë, dhe mund t’ju zbuloj se në terren veçmë janë vëzhguesit tanë dhe i regjistrojnë të gjitha rastet. Nëse ka përpjekje për blerje të votuesve ne do ta dijmë”, tha Deralla.
Analisti politik Sefer Tahiri, vlerëson se partitë shqiptare duhet të kenë qëndrim neutral sa i përket rivotimit në Tearcë më 25 dhjetor, pasi gara është mes dy partive maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM.
“Është e rëndësishme që qytetarët të mos bien pre e ndikimeve të shumta, sepse ne e dimë që tashmë partia në pushtet VMRO-DPMNE e ka listën e votuesve, dhe sipas të gjitha vlerësimeve ka tentime për t’u kontaktuar njerëzit, për t’u bindur, e kështu me radhë. Unë vlerësoj që partitë politike shqiptare në këtë drejtim duhet të krijojnë njëfarë mekanizmi mbrojtës për ata qytetarë që ata mos bien bre e ndikimeve, pre e presioneve, pre e shantazheve, sepse ne e dimë që një pjesë e tyre janë edhe të punësuar, edhe në administratë”, deklaroi Tahiri.
Ndërkohë Deralla tha se qytetarët e Tearcës duhet ta kenë të qartë se të dielën jo veç Maqedonia por e tërë bota i ka syt kah ata. /SHENJA/