Një grup qytetarësh ka dalë sërish sot në protestë për të kërkuar drejtësi për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani, i cili u vra pranë shkollës Fan Noli në kryeqytet nga një bashkëmoshatar i tij.
Martini u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi.
Kjo është protesta e tretë që mbahet për vrasjen e Martinit ku prindër dhe qytetarë kërkojnë më shumë siguri në shkolla.
Sot 3 dhjetor qytetarët nisën marshimin e tyre nga shkolla Fan Noli, më pas ata u drejtuan para ministrisë së Arsimit.