4 Janar 2019 / 12:19
VMRO-DPMNE-ja sot ka shpallur thirrje publike për zgjedhjen e kandidatit presidencial nga kjo parti.
Në bazë të Vendimit të Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së të miratuar në seancën e fundit të mbajtur më 22 dhjetor 2018, dhe në bazë të nenit 17 pika e) nga Statuti i VMRO-DPMNE-së, sot ne shpallim Thirrje Publike për paraqitje të kandidaturës në Konventën e VMRO-DPMNE-së për përzgjedhja e kandidatit për President të Republikës së Maqedonisë për zgjedhjet presidenciale 2019.
Të gjithë ata kandidatë të cilët i plotësojnë kushtet dhe obligimet e përcaktuara me ligj për emërimin si kandidat për President të Republikës dhe të cilët pajtohen dhe mbështesin politikat e VMRO-DPMNE-së dhe që konsideratë veten si kandidat potencial duhet të dorëzojë letër individual për të shprehur interesin deri tek Konventa e VMRO-DPMNE-së për nominim të kandidatit për president, por jo më vonë se 31.01.2019 deri në orën 18:00, në selinë qendrore të VMRO-DPMNE-së, gjegjësisht në Pallatin Hristo Tarçev Nr.1.
Pas kësaj, të gjithë kandidatët e kualifikuar do të kenë të njëjtën të drejtë të paraqesin planprogramin e tyre para partisë, gjegjësisht VMRO-DPMNE-së.
Sipas vendimit të Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së, 550 delegatë do të marrin pjesë në kongres.
Në parim zgjedhja e kandidatit për president do të bëhet me votim të fshehtë. Ndërsa për kandidat presidencial do të zgjidhet ai që do të marrë më së shumti vota nga të gjithë kandidatët, por jo më pak se 1/3 e numrit të përgjithshëm të delegatëve.
Nëse asnjëri nga kandidatët nuk merr votat e nevojshme prej 1/3 ose kandidatët marrin vota të barabarta, atëherë votimi do të përsëritet, ndërsa gjatë votimit të dytë do të marrin pjesë vetëm dy kandidatët me numër më të madh të votave
ALSAT
Loading…