Koalicioni VLEN në një komunikatë për median kanë thënë se që nga përfshirja e tyre në Qeveri e ka ndërmarrë seriozisht mbështetjen për kulturën, artin dhe artistët shqiptar.
Sipas tyre VLEN po angazhohet fuqishëm në promovimin e kulturës shqiptare dhe ndalimin e abuzimit të deritanishëm me artistët që është bërë nga BDI vite me radhë.
“Pas zgjidhjes së statusit të të punësuarve në Ansamblin Shtetëror të Valleve dhe Këngëve Shqiptare, drejtorët nga Koalicioni VLEN, kanë vazhduar të zgjedhin statusin edhe të artistëve në Teatrin Shqiptar, Teatrin e Tetovës dhe Teatrin Shqiptar për të Rinj dhe Fëmijë.
Teatrot shqiptarë në mbarë vendin po pasurojnë përbërjen e tyre me artistë të rinj dhe të talentuar. Ata po shënojnë një hap të rëndësishëm drejt pasurimit të trupës së tyre artistike.
Për Koalicionin VLEN, kultura shqiptare është me rëndësi të veçantë dhe prezanton identitetin tonë kulturor dhe artistik. Aktorët e rinj meritojnë të mbështeten nga shteti pasi ata janë e ardhmja jonë. Ne kemi parë tek ata talent dhe dëshirë për punë, prandaj dhe mbështetja jonë institucionale nuk do të mungoj asnjëherë. VLEN me të gjithë forcat e saj është e angazhuar të mbrojë dhe t’i promovojë artistët kudo që ata kanë nevojë.
Koalicioni VLEN dhe zëvendësministri në Ministrinë e Kulturës Sedat Sulejmani, nuk do të abuzoj me kulturën shqiptare, por do ta mbështet dhe ta promovojë vazhdimisht. VLEN vlerëson lartë rolin e artistëve në shoqëri dhe ata meritojnë trajtim të dinjitetshëm nga politika. VLEN për artistët dhe kulturën”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Data 09.09.2026
Aktuale
- Prova të reja për Belinda Ballukun/ SPAK njoftim zyrtar: I sekuestrohet vila në Palasë, nën hetim për korrupsion, pastrim parash dhe shkelje të barazisë në tendera
- Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit: Baku mbështet Turqinë para organizimit të COP31
- A do të ketë një kërkesë të re për arrestimin e Ballukut? Klodiana Lala zbardh detaje nga aksioni i fundit i SPAK: Pasuritë e sekuestruara dyshohet se…
- BDI Dibër: 106 nxënës shqiptarë, por një paralele më pak në Gjimnazin “28 Nëntori”
- (VIDEO) Pisa 2025 ndez alarmin në RMV, vetëm 1 në 4 nxënës lexon në nivelin bazë
- Kurti për deklaratën e Simiqit: Mund të jetë edhe në kuadër të euforisë së tij nga varrimi i Ratko Mlladiqit
- Sali: Kuvendet janë në zemër të procesit të integrimit evropian dhe garantues të llogaridhënies së reformave
- Ahmetaj “godet” Ramën: Paratë e Onkologjikut shkuan për kopshtin “Eden” që kreu i organizatës të çlirohet nga makthet te peshku japonez




