Për të mirën e brezave tanë të ardhshëm, koalicioni VLEN shpreh angazhimin e palëkundur për të parandaluar çdo formë korrupsioni dhe keqpërdorimi të besimit të qytetarëve.
“Me anulimin e kontratës mes kompanisë “HEJ DOOEL” dhe Lotarisë Shtetërore, i hapet rruga përgjegjësisë së të gjithë atyre që përfituan përmes kësaj skeme korrupsioni. I bëjmë thirrje prokurorisë dhe instancave të tjera që të ndërmarrin hapat e duhur për zbardhjen e plotë të këtij skandali të turpshëm, që ka shkaktuar dëme të mëdha në shoqërinë tonë. Artan Grubi, si kreu i këtij sistemi të prishur, dhe Perparim Bajrami, krahu i tij i djathtë në industrinë e kumarit, janë simbole të një perandorie të ndërtuar mbi korrupsion, që cenon të drejtat e qytetarëve të ndershëm të këtij vendi.
Këta persona, të lidhur ngushtë me kryesinë e BDI-së, projektuan dhe operuan një rrjet të strukturuar për pasurim personal për veten dhe të afërmit e tyre. Ne jemi të bindur se kjo është vetëm maja e ajsbergut. Për çdo hap të bërë drejt shkatërrimit të kësaj perandorie të ndërtuar mbi bixhoz dhe korrupsion, organeve të rendit dhe prokurorisë u është hapur dera për të vënë përpara drejtësisë ata që e kanë ndërtuar këtë skemë.
Kthim mbrapa nuk ka! Ne do të luftojmë deri në fund këtë epidemi bixhozi dhe skemat korruptive të kazinomanëve politikë. Artan Grubi dhe Përparim Bajrami, bashkë me të gjithë ata që kanë përfituar përmes kësaj rruge të ndyrë, do të japin llogari para drejtësisë dhe para popullit. Koha e pandëshkueshmërisë ka përfunduar!”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Data 07.09.2026
Aktuale
- Shqipëria digjet! Vetëm 23 bashki kanë buxhet kundër zjarrit
- Greqi: Humb jetën shqiptari 55-vjeçar, autorët “ia mbathin” me motoçikletë
- Mburoja mbrojtëse nga sulmet me dronë dhe sulmet kibernetike
- Von der Leyen në Groenlandë për të rikonfirmuar mbështetjen e BE-së
- Motra e Laurent Krasniqit thyen heshtjen pas humbjes së rëndë
- Sherr mes 2 personave/ Plagoset me thikë i riu te ish-Parku, arrestohet autori 53-vjeçar (EMRAT)
- Zgjedhje që mund të ndryshojnë politikën gjermane, AfD fiton bindshëm në Saksoni-Anhalt
- Situata del jashtë kontrollit në Tërbun, digjet një banesë e braktisur, pyjet përfshihen nga flakët



