Koalicioni VLEN nxit masa që synojnë mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve, uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe stabilizimin e inflacionit. Në këtë drejtim, miratimi i ndryshimeve në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve, i cili obligon tregtarët të publikojnë çmimet e produkteve në faqet e tyre të internetit, është një hap i rëndësishëm drejt transparencës dhe konkurrencës më të ndershme në treg.
Kjo mundëson që çmimet e produkteve bazë nuk do të fryhen sipas nevojave përfituese të tregtarëve që synojnë të pasurohen në kurriz të popullit. Pra, nuk mundet më që brenda natës të ngriten çmimet e produkteve ushqimore. Sepse, kjo rëndonte xhepat e qytetarëve tanë me çka shpenzimet mujore veçse shkonin e rriteshin edhe më shumë.
Kjo epokë mori fund, aq më shumë tani kur kemi hyrë edhe në muajin e shenjtë të Ramazanit, ku besimtarët myslimanë dhe gjithë qytetarët tjerë kanë nevojë të mbushin sofrat plotë e të solidarizohen me njëri tjetrin. Tani më përmes masës së lartpërmendur qytetarët do të kenë mundësi të mbushin shportat me çmime reale të tregut, dhe jo me çmime që ndryshojnë brenda natës në mënyrë të jashtëligjshme.
Sipas ndryshimeve të reja ligjore, të mesëm dhe të mëdhenj do të jenë të detyruar të publikojnë çmimet e produkteve të tyre onlajn, për t’u mundësuar qytetarëve një pasqyrë më të qartë dhe mundësi për të zgjedhur ofertat më të favorshme. Përjashtim nga ky obligim bëjnë mikro-tregtarët dhe dyqanet e vogla të lagjeve. Ky ligj, i cili pritet të publikohet këto ditë në Gazetën Zyrtare, do të hyjë në fuqi brenda 45 ditëve nga publikimi, ndërsa rregulloret për zbatimin e tij do të publikohen në 10 ditët e ardhshme.
Ky vendim vjen pas masave të ndërmarra nga Qeveria për kufizimin e marzheve të fitimit për 102 grupe produktesh ushqimore bazë dhe higjienike, si dhe për vendosjen e çmimeve tavan për 8 grupe të produkteve më themelore ushqimore. Këto masa janë në fuqi dhe do të zgjasin deri më 30 prill, duke mbuluar periudhën e festave të Ramazanit dhe Pashkëve.
Inspektorati Shtetëror i Tregut ka nisur kontrollet në terren për të siguruar respektimin e këtyre masave. Deri në fund të javës, pritet të ushtrohet mbikëqyrje në mbi 1.000 objekte tregtare, pas së cilës do të publikohen të dhëna mbi përputhshmërinë e tregtarëve me vendimet e Qeverisë. Shkeljet e konstatuara do të ndëshkohen me gjoba nga 500 deri në 10.000 euro, ndërsa në rast të mosrespektimit të përsëritur, marketet mund të përballen edhe me mbyllje të përkohshme për 15 ditë.
Koalicioni VLEN beson se këto masa do të sjellin një transparencë më të madhe në treg, do të nxisin konkurrencën e ndershme midis tregtarëve dhe, mbi të gjitha, do të ndihmojnë në uljen e çmimeve të produkteve ushqimore. Qytetarët tanë meritojnë politika të drejta dhe efikase që mbrojnë interesat e tyre dhe sigurojnë një standard më të mirë jetese.
VLEN do të vazhdojë të ndjekë nga afër zbatimin e këtyre masave dhe të kërkojë llogaridhënie për secilin vendim që prek qytetarët tanë.
Data 12.09.2026
Aktuale
- Gëzime Hamzaj me fustanin që magjeps në festën magjike
- “Antishqiptari Edi Rama”/ Aktivisti nga Londra Bledar Meti: Sonte nisim përshkallëzimin, duhet qeveri tranzitore. Nuk do ketë marshim, në shesh deri në shporrjen e këtij kryeministri
- “Qeveria bëri gjenocid”/ Denoncimi i fortë i protestuesit: U shkatërruan 175 shtëpi në Paskuqan në 2023, njerëzit u lanë rrugëve
- “Rama e Berisha pasuritë që kanë vjedhur t’i dorëzojnë”/ Shqiptari nga Londra, në revoltën në Tiranë: 105 ditë protestë, kryeministri duhet të largohet!
- Mevlan Ademi nga protesta në Prishtinë: “Liria ka emër”
- Zelensky i gatshëm për takim me Putinin në samitin e G20-ës në Miami
- 105 ditë qëndresë, revoltë! Protestë madhështore, Diaspora mbush Bulevardin, mijëra shqiptarë në shesh kundër Ramës
- Fero ribashkohet me vajzën, publikon pamje nga Dubai




