Sonte në orët e vona të darkës pritet që zyrtarizohen edhe dikasteret e eshalonit të dytë dhe të tretë që do t’ju takojnë BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët, si dhe emrat e funksionarëve që do të ulen në to. Nga LR-PDSH kanë konfirmuar sot për televizionin Shenja se kjo parti do të ketë dy zëvendës ministra dhe dy sekretarë shtetërorë, ndërsa nuk është precizuar ende numri i drejtorive. Aleanca për Shqiptarët do të ketë zëvendës-ministër të transportit dhe lidhjeve si dhe zëvendës ministër për punë dhe politikë sociale. Nga dy sekretarët këtij koalicioni i ka takuar sekretari shtetëror në Ministrinë e Drejtësinë, ndërsa ende nuk është precizuar ministrja e dytë ku do të delegojnë sekretar shtetëror. Të pyetur për emrat e funksionarëve që do të zgjidhen në këto detyra, nga partia e Ziadin Selës, thanë se nuk ka një vendim. Të gjithë emrat që qarkullojnë këto ditë në opinion dhe portale, nga kjo parti i kanë vlerësuar si liferime mediatike dhe thonë se nuk ka asgjë të saktë në to.
“Emrat e zëvendës ministrave dhe sekretarëve shtetëror do të caktohen në mbledhjen që do të mbahet sonte dhe më pas të njëjtët do të publikohen në formë zyrtare”, thanë për televizionin Shenja nga LR-PDSH
Gjithashtu pritet që në mbledhjen e sontme të definohen edhe drejtoritë me të cilat do të udhëheqin kuadro të partive që janë pjesë e koalicionit Aleanca për Shqiptarët. Nga BDI nuk ka asnjë informatë zyrtare, por jozyrtarisht mësohet se edhe kjo parti sonte do të vendos për dikasterët dhe funksionarët në eshalonin e dytë dhe të tretë. BDI në Qeverinë e re do të ketë katër zëvendës ministra edhe atë: Zv/ministër i Punëve të Brendshme, Zv/ministër i Arsimit, Zv/ministër i Mbrojtjes, Zv/ministër i Financave, si dhe katër sekretarë shtetëror për të cilët ende nuk dihet se në cilin resor do të jenë. Për shkak të ndarjes me partnerin tjetër shqiptar të koalicionit, deri në çastet e fundit mbetet i paqartë edhe numri i drejtorive që do t’i takojnë BDI-së.
Data 25.06.2026
Aktuale
- FOTOLAJM/ “S’shkohet në Evropë me hajdutë!”- Pankartat pikante nga protesta e 26-të, qytetarët nuk kursejnë as Ballukun: Imazhin e Shqipërisë e prishin Lubitë që e zhvasin!
- Revizioni zbulon parregullsi në MEPSO! 59 linja pa fletë pronësie, kredi të pashfrytëzuara dhe parregullsi në punësime
- “Rinia ka vrarë frikën”- Kryetari i Shoqatës të Ish- të Përndjekurve: Prej 26 ditësh shqiptarët po jetojnë ndjenjën e lirisë, dorëheqja e Ramës është e pashmangshme!
- BIRN: Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri
- DAP: Më 30 qershor skadon afati për pagesën e tatimit
- (VIDEO) Komuniteti turk njëzëri kundër propozim-ligjit për përfaqësim të drejtë
- (VIDEO) Shkolla shqipe në Kosturnik rrezikon mbylljen, reagojnë banorët: Si të bëjë një 6 vjeçar 8km rrugë për në shkollë
- (VIDEO) Rreth 50 të punësuar në Klinikën e fëmijëve sërish në protesta

