Izet Mexhiti tha se votuesit shqiptarë në zgjedhje lokale do të votojnë mes dy taboreve politike – VLEN-it dhe Frontit Europian, transmeton TV21.
“Vazhdon procesi i shkrirjes së subjekteve në një subjekt të vetëm të VLEN-it me qëllim që shqiptarët, votuesit do të kenë dy tabore – VLEN-in dhe Frontin Europian”, tha Mexhiti.
Më tej ai foli edhe për Arben Taravarin. Tha se porosia e të gjithë partnerëve të Qeverisë është “që edhe në Qeveri edhe me BDI-në nuk ka mundësi”.
“Porosia nga të gjithë partnerët në Qeveri është që çdokush që e ndihmon dhe bashkëpunon me BDI-në, duhet të mos turpërohet, ta nxjerrë para opinionit dhe lirisht mund të shkojë të bëhet bashkë me BDI-në. Por, edhe në Qeveri edhe me BDI-në nuk ka mundësi. Kjo është deklaruar nga të gjithë partnerët në Qeveri”, tha më tej Mexhiti./TV21