Me këngë, shkathtësi ushtarake, automjete dhe pajisje të ushtrisë, në Tetovë u shënua 75 vjetori i formimit të NATO-s si dhe katër vjetori i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Aleancë, përcjell TV21.
Qytetarët kishin mundësi të shohin shkathtësitë ushtarake të pjesëtarëve të forcave speciale dhe disa nga mjetet dhe pajisjet e ushtrisë, të jenë në komunikim të drejtpërdrejt me pjesëtarët e njësive speciale të në prani të ministres së mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneral nënkolonelit Vasko Gjurçinovski dhe përfaqësuesve nga pushteti lokal. Dita e hapur në Tetovë është pjesë e manifestimeve të planifikuara që organizohen në shtatë qytete të tjera në vend. Deri më tani, qytetarët e Strumicës, Kavadarit dhe Shtipit kishin mundësi të marrin pjesë në këto manifestime, ndërsa javën e ardhshme ditë të hapura do të mbahen në Ohër, Prilep dhe Shkup.