Deputeti i zgjedhur nga komuniteti egjiptian i Kosovës, Veton Berisha, pak para seancën konstituive që do të mbahet sot për herën e tretë ka thënë se Albin Kurti do ta ketë votën e tij, shkruan Gazeta Infokus.
Ai para gazetarëve tha se vota e tij do të jetë pro në rast se Kurti bllokohet vetëm për një votë.
“Nëse Kurti për një votë nuk mundet ta formojë qeverinë do ta ketë votën time”, ka thënë shkurt Berisha./Gazeta Infokus/