Mirsad Ziberi
Pas skandalit hotline në mes të Musa Xhaferit si zavendëskryeministër nga njëra anë, dhe të Ermira Mehmetit nga ana tjetër si deputete shqiptare në Kuvendin e Republikës së Maqedinisë, po shof se e gjithë biseda nëpër mediat e informimit po bëhet vetëm për moralin dhe ndërgjegjen e njërës palë në këtë hotline bisedë, konkretisht vetëm për Ermirën!!??
A thua e rastësishme është kjo!!??
Nga ana tjetër e kemi edhe palën tjetër Musa Xhaferin i cili që nga viti 2002 mban postin si zavendëskryeministër njeriu i cili ka influencë në parti po thuaj se edhe ma shum se vet lideri i asaj partie Ali Ahmeti, personi i cili aktivitetin e tij politik e ka nis që në LPK në Zvicër dhe në fund të karierës së tij po shohim nëpërmjet përgjimeve se si ka luajtur aj rolin e tij, konkretisht si po i shet interesat e popullit tonë në Qeveri edhe atë duke e shitur edhe moralin e deputetes shqiptare, (që edhe asaj siç shihet po ju ka këndë) për një tender!? #E #pafalshme.
Jo që e mbroj Ermirën në këtë rast, por dua që të potencoj se si po dojn ta lajn veten e tyre këta persona me bindje politike marksiste leniniste pa asnjë kriter njerëzor me qëllim që të qëndrojn në pushtet, për ta mbrojt veten e tyre nga krimet që kanë bë, po kësaj rradhe as dreqi dhe as milionat e tyre që i kan grumbulluar nëpër bankat e huaja, nuk do tu dalin në ndihmë.