Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-36 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s.
Indeksi UV mbetet i lartë , prandaj këshillohet që nga ora 9-17 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit.
Ndryshe si rrezultat i temperaturave të larta Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar sërish kufizim të orarit të punës në vend për kategori të caktuara, nga 14 deri më 17 gusht. /Telegrafi/