Dy ngjarje të rënda për një hark kohor prej pak kohësh kanë goditur shqiptarët e Maqedonisë.
Fillimisht u “godit” Kumanova,ngjarje kjo e mbushur akoma me enigma dhe kushedi sa kohë do të duhet të zbardhet e plotë, a kushedi kurrë nuk zbardhet.
Pas Kumanovës, u vërshua një tjetër zonë e madhe, me shumicë shqiptare, Tetova.
Informacionet e para për Tetovën janë ende të turbullta, por që flitet për viktima.
Pavarësisht se Kumanova dhe Tetova në thelb janë ngjarje krejt të ndryshme për nga natyra e tyre, ata bashkohen në një pikë, e ajo është se janë tragjedi e përbashkët.
Në të dyja rastet kemi viktima, njerëz të plagosur e të vrarë.
Duke qenë se viktimat më së shumti në numër kanë qenë shqiptarë, këta dy raste janë dhe tragjedi e përbashkët e shqiptarëve.
Fill pasi u mësua ç’ka ngjarë në Tetovë, njerëzit në rrjete sociale nisën të shprehin solidaritet për tragjedinë.
Dhe vërtetë, që ajo ç’ka nevojë njerëzia sot është humanizmi, mëshira për ata që nuk do gjenden më mes nesh.
Prandaj sloganet “Unë jam Kumanovë” dhe “Unë jam Tetovë” janë aq të vlefshme, si shenjë e solidaritetit të përbashkët për tragjedi të këtilla!
Data 15.09.2026
Aktuale
- Hoxhaj reagon ndaj kritikave të Keith Self: Drejtësia për UÇK-në është e patjetërsueshme
- Masat e Policisë për aktgjykimin në Hagë: Një nevojë për siguri dhe stabilitet
- Qytetarët e Maqedonisë deri në fund të vitit do të kenë dy fundjava të zgjatura
- Doktoroi deputetja Ilire Dauti në shkencat ekonomike
- Sot protestohet në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
- Mickoski me delegacionin qeveritar në SHBA për takime me burrështetas dhe institucione financiare
- Ndër më të shtrenjtat në kontinent! Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse
- Fondit pensional i mungojnë rreth 1 miliardë euro në vit, Velkovski thotë se pensionet janë të sigurta


