Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se janë shpëtuar tre personat të cilët bashkë me një fëmijë 7-vjecar kishin gabuar rrugën dhe kishin humbur në rajonin malor të Velesit.
Tre personat bashkë me 7-vjecarin, gjatë një operacioni të QMK-së, ishin shpëtuar mbrëmë vonë pas mesnate.
Ekipeve të QMK-së u janë bashkuar edhe vullnetarë nga Velesi, të cilët afër Katllanovës janë lëshuar në lumin Pçinja, për t`i transferuar viktimat në anën tjetër lumit afër autostradës Shkup – Veles.
Pjesë e misionit të shpëtimit ka qenë edhe Drejtori i QMK-së, Stojançe Angelov.
“Diku rreth orës 01.00 pas mesnate ekipi I shpëtimit mbërriti në vendngjarje dhe me varkë përmes lumit I dërguan në anën tjetër të bregut dhe përmes një kodre u ngjitëm afër autostradës ku I kishin makinat e tyre dhe vazhduan rrugën të sigurt”, ka deklaruar Stojançe Angelov.
Data 21.09.2026
Aktuale
- Iljasa Salihu: Situata në Hagë e gjen Kosovën me gjendje të rënduar politike
- Mbyllet tubimi i 114, thirrjet e protestuesve: Nesër më shumë
- Pas ndarjes, Sarah Berisha tregon të pathënat për DJ PM: Kur dhe pse mori fund lidhja
- Takimet e fshehta të luftës: Çitaku zbulon lidhjet me ish-krerët e UÇK-së
- Qëndresa nuk ndalet në Divjakë/ Banorët në protestën e 53-të kundër shkrirjes së bashkisë: Divjaka e qytetarëve, jo e pushtetarëve!
- Ardonit Ismaili: Nevojitet unitet i madh politik për çështjen e UÇK-së
- Rreziku nga hapja e “Kutisë së Pandorës” në Kosovë!
- Ibish për procesin në Hagë: Duhet ristrukturim i ekipit të avokatëve dhe analizë e dokumenteve



