Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur padi penale kundër personave E.A. (33) fhe F.B. (38), si dhe një shtetasi belg ne iniciale L.D.S. (38), nën akuzën për tregti me fëmijë nën moshë 14 vjeçare.
EA dhe FB, burrë e grua me qëndrim të përkohshëm në Strugë dhe prind të vajzës kanë bë marrëveshje me shtetasin belg për martesë të detyrueshme të vajzës së tyre. Sipas MPB, për këtë shtetasi belg u ka paguar 2.500 euro dhe disa herë u ka dërguar para përmes Western Union. Qëllimi i tij ka qenë të rregullojë dokumentacionet e vajzës dhe ta marë në Belgjikē për të bashkëjetuar.
Prindët e vajzës janë arrestuar më 16 maj, pasi është bastisur vendqëndrimi i tyre dhe janë siguruar dëshmi për veprën, kurse shtetasi belg është arrestuar në aeroportin e Shkupit.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Shqiptarët e Luginës së Preshevës: Një votë për të ardhmen e tyre politike
- Tragjedia e natës: Motoçiklisti humb jetën në aksidentin e tmerrshëm në Llapnasellë
- LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare
- Çmimet e ushqimeve në Evropë: Pse disa vende paguajnë më shumë se të tjerët?
- Moti sot në Maqedoninë e Veriut
- Naim Murseli në gjyq: Apeli për dënimin e përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes
- Rama kërkon sërish dialog, vendosen ftesat te karriget dhe tavolina prej guri para Kryeministrisë
- Nuk ndalen protestat kundër Ramës! Studentët rikthehen sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit



