Kryetari i komunës Gazi Babë Boban Stefkovski sot e leshoi në përdorim terenin multifunksional sportiv në lagjen Maxhari, i shtruar me bazë më bashkëkohore tartani.
Stefkovski tha se ky është tereni i parë që lëshohet në përdorim, nga gjithsej shtatë terene zbavitëse sportive që do të ndertohen në komunën Gazi Babë.
“Prej tyre pesë do të jenë me bazë bashkëkohore nga tartani, kurse dy me bazë nga bari artificial.
Investojmë në infratsrukturën sportive si asnjëherë më parë. Projekte po realizohen gjithandej në komunën Gazi Babë.
Qytetarët janë dëshmitarë të kohës së re për Gazi Babën tonë.
Kurse ky është fillimi. Gazi Baba do të marë një pamje të re moderne”, tha Stefkovski.