Zyra për informim e SBASHK-ut ka njoftuar se të premten do të organizohet një protestë para Qeverisë së Kosovës.
SBSASHK-u njofton se sindikalistët do të protestojnë për shkak se punëtorëve të arsimit në Viti nuk u janë procesuar pagat e shtatorit.
“Për shkak të mos procesimit të pagave për punëtorët e arsimit në Viti, kryetarët dhe kryesitë e shoqatave sindikale nga shkollat e kësaj komune protestojnë para Qeverisë së Kosovës”.
Protesta mbahet para ndërtesës së Qeverisë, nesër, e premte, 04.10.2024 me fillim në orën 11:00./Telegrafi/