Pas takimit të mbajtur sot mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe përfaqësuesve të koalicionit VLEN, ka reaguar shkurtimisht lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.
Përmes një postimi të shkurtër në Facebook, Taravari ka shprehur një qëndrim ironik ndaj VLEN-it, duke shkruar:
“Reagim? S’ia vlen!”
Kjo deklaratë vjen në vazhdën e zhvillimeve të fundit politike, pasi ASH vendosi të garojë me kandidatë të pavarur në zgjedhjet lokale, duke u distancuar nga koalicioni VLEN.