Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, vizitoi fshatin Strugodicë të komunës së Zelenikovës,duke theksuar se ky fshat ky i banuar me shqiptarë është i harruar nga pushteti.
“Pas faljes së Namazit të Xhumasë në Xhaminë e fshatit, kryetari Taravari bashkë me banorët e Strugodicës, qëndruam në konak te z.Enver Idrizi, ku bashkëbiseduan për hallet dhe problemet me të cilat ballafaqohen banorët e atjeshëm. Strugodicasit kryesisht merren me bujqësi dhe pëpunimin e duhanit, ku Taravari u premtoi se me Aleancën për Shqiptarët në qeveri, do të vlerësohet djersa a tyre. Në ditët në vazhdim, zv.ministrja e bujqësisë znj.Vjollcë Berisha, do t’ju vizitojë dhe do të dëgjojë hallet tuaja, me qëllim të marrjes së masave konkrete për subvencionim”, u premtoi kryetari Arben Taravari të pranishmëve”, thuhet në njoftimin e ASH-së.
Më tej nënvizohet se në takim është biseduar edhe për problemet e shumta infastrukturore me të cilat ballafaqohen banorët në jetën e tyre të përditshme, e që kërkojnë zgjidhje imediate. “Me qeverisjen tonë, shqiptarët në çdo cep do të kenë vëmendjen e njejtë dhe nuk do të ndjehen të harruar nga pushteti”, theksoi kryetari i ASH-së, Taravari gjatë vizitës në fshatin Strugodicë. (INA)