Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka deklaruar se janë në komunikim të vazhdueshëm me partitë e tjera të koalicionit VLEN për mënyrën se si do garojnë në zgjedhjet lokale. Ai tha se ata si ASH kanë insistuar që të dalin me lista të veçanta për këshilltarë, ndërsa shtoi se është optimist se do të gjejnë gjuhë të përbashkët.
“Jemi në komunikim të vazhdueshëm, duke komunikuar dhe duke u përgatitur për zgjedhje lokale, kështu që mendoj se së shpejti do të dalim edhe do t’i tregojmë qëndrimet tona…Unë e kam thënë shpesh sa më shumë dhe kam insistuar në negociata që të dalim me listë të veçantë si Aleancë për Shqiptarët, por edhe partitë e tjera sepse motivojmë shumë më shumë njerëz të jenë të angazhuar në zgjedhjet lokale, por shofim e bëjmë, jemi në komunikim të vazhdueshëm, kemi raporte korrekte, kështu që jam optimist se do të gjejmë gjuhë të përbashkët”, ka deklaruar Taravari. /SHENJA/
Data 16.09.2026
Aktuale
- “Ron Yeffet sillet si Kryeministër, ka bërë xheloz edhe Ballukun”, Gazetari: Ka ministra të tjerë që po kërcejnë ‘Napoleonin’ me të tek buxheti i shtetit! SPAK të marrë të pandehur Ramën, del në çdo dosje
- Dosja Balluku dhe arredimi i vilës luksoze/ Pas më shumë se 1 orë, arkitekti Olsi Eftimi del nga SPAK
- Jakimovski lirohet nga burgu, Gjykata e Lartë kthen rastin në rigjykim
- VLEN: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ësht i padrejtë dhe i papranueshëm
- “Haga si Gjykatë serbe”/ Petro Koçi për dënimet e krerëve të UÇK-së: Vendim fyes dhe vrastar
- CGTN: Duhet ruajtur gjithnjë hapsira për dialog
- Reagimi i SHBA-së pas vendimit të Hagës: Thirrje për respektimin e drejtësisë
- Përplasja për pagat/ Gjykata e Lartë del kundër projektligjit të PS: Konsultimi institucional u shpërfill! Të anulohet votimi i 17 shtatorit




