Si pasojë e një sulmi me auto bombë në Şemdinli të Turqisë, të paktën 8 ushtarë kanë mbetur dëshmorë dhe 5 të tjerë janë plagosur.
Sipas një deklarate me shkrim nga Ushtria turke, thuhet se sulmi me auto bombë ka ndodhur ndaj postës Durak në qytezën Şemdinli të Turqisë. Sulmi thuhet se është organizuar nga militantë të organizatës terroriste PKK rreth orës 09:45 të mëngjesit.
Burimet ushtarake thanë se në vendin e sulmit është formuar një gropë 10 – 15 metra e gjerë dhe 6 – 7 metra e thellë. Ndërkohë të plagosurit janë dërguar në spitalet më të afërta.
Ushtria ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e autorëve dhe bashkëpunëtorëve që kanë marrë pjesë në këtë sulm./AA