Alsat 2020-01-28T22:23:29+01:00
Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoni ka ndërmarrë masat e nevojshme për të parandaluar në kohë përhapjen e koronavirusit, ndërsa tashmë ka afishe për njerëzit që udhëtojnë në zona kritike, tha sonte në Progeramin 200, Dr. Kristina Stavridis nga Instituti i Shëndetit Publik. Siç thotë Stavridis, ekipe nga Instituti ndjekin rregullisht rekomandimet e bëra nga Organizata Botërore e Shëndetit.
“Po e monitorojmë vazhdimisht situatën, si në Kinë, si zhvillohet, si zgjerohet. Bëhet fjaë për një sëmundje që përhapet me shpejtësi dhe numrat ndryshojnë vazhdimisht”, shpjegon Dr. Stavridis.
Loading…




