Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski, në fillim të seancës së sotme për votimin e Qeverisë së re të udhëhequr nga mandatari Hristijan Mickoski, tha se në programin e përbashkët të koalicionit të ri qeverisës nuk ka projekte të reja, por përfundimi i atyre tashmë të filluara.
Ish-ministri i Punëve të Brendshme tha se në dokument nuk ka afate se kur do të realizohen projektet dhe as siç tha ai strukturë financiare se sa para do të shpenzohen dhe si do të sigurohen. /SHENJA/
The post Spasovski: Nuk ka projekte të reja në programin e qeverisë së re, por projekte që duhet të përfundojnë appeared first on TV-SHENJA.