Polici dhe sigurimi personal i kryeministrit, Angel Saramakov nga Velesi, mëngjesin e sotëm është dërguar në burgun e Shkupit në Shuto Orizarë dhe kundër tij policia do të ngrejë kallëzim penal për veprën penale zbulim të sekretit zyrtar, konfirmojnë për Alsat nga burgu. Sipas informacioneve nga policia, Saramakov dyshohet se në këmbim të parave ka ndarë sekretet zyrtare që posedonte me anëtarët e klanit mafioz Grërçec. Saramakov është denoncuar disa herë në kontrollin e brendshëm dhe ai personalisht është ankuar se është degraduar dhe është paraqitur në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Diskriminimit. Deri në prill të vitit 2024 ka punuar në SPB të Velesit si inspektor i lartë për vepra pronësore, ndërsa nga prilli si inspektor për kontrolle në mjekësinë ligjore. /Alsat.mk
Data 22.09.2026
Aktuale
- Arabia Saudite dhe Pakistani riafirmojnë angazhimin për të forcuar bashkëpunimin sipas Paktit të Mekës
- Treni përplaset me veturën: Tre të lënduar në aksidentin e rëndë
- Drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, rasti unik në botë kur arrestohet Shefi i Shërbimit Sekret
- VLEN: Duke garantuar se Grubi është i pafajshëm, Ahmeti në fakt po punon që ai të dënohet
- Policia deklarohet për rastin ku u sekuestruan mbi 9 kg narkotikë
- Takime në OKB: Trumpi në qendër të vëmendjes së botës
- Gjorgjievski: Shkupi ka histori që meritojnë të shkojnë në botë, partneritet i ri për zhvillimin e artit filmik
- Ferati: Të rinjtë duhet të kenë më shumë hapësirë dhe rol aktiv në shoqëri



