Të mërkurën mbrëma punonjësit policorë nga SPB Tetovë Stacioni Policor në Gallatë kanë kryer aksion kontrollues në një objekt hotelerik në afërsi të magjistrales Tetovë-Gostivar, në pronësi të personit R.B.(49) nga Gostivari, me qëllim gjetjen e shtetasve të huaj që banojnë dhe punojnë ilegalisht në zonë dhe personave të cilët janë në kërkim për arsye të ndryshme, prania e të miturve pas orës 24:00 në objektet hotelerike, si dhe kontroll ndaj automjeteve. Gjatë kontrollit është ndaluar pronari R.B. dhe F.B.(48) nga Dobërdolli i Gostivarit, të cilët kanë qenë të shpallur në kërkim me urdhër të gjykatës, për vuajtje të dënimit me burg. Gjatë kontrollit janë ndaluar edhe 4 shtetase të huaj të moshës 33 deri në 49 vjeç nga Shqipëria dhe Kosova, të cilat qëndronin në zonë të padeklaruara dhe kanë abuzuar me qëndrimin turistik. Gjatë kontrollit, në një objekt tjetër hotelerik në Negotinë të Pollogut janë gjetur dhe ndaluar tre shtetase nga Republika e Shqipërisë të moshës 31 deri në 33 vjeç, të cilat nuk kishin qëndrim të rregulluar në zonë. Ata janë ndaluar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Data 16.09.2026
Aktuale
- SHBA: Respektojmë aktgjykimin e sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës për ish-krerët e UÇK
- (VIDEO) Specialja dënoi me 81 vjet burg në total katërshen e ish- UÇK-së
- Ahmeti pas vendimit në Hagë: “I padrejtë dhe zhgënjyes, beteja vazhdon”
- Leonora Jakupi: “Sot u vra liria jonë!”
- Emocionet e Milaim Zekës në lidhje me vendimin e Hagës: Një reflektim i thellë mbi pasojat
- Kurti pas dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së: Kjo është padrejtësi e papranueshme
- Denion Meidani: Ky aktgjykim nuk është fjala e fundit – duhet drejtësi për çlirimtarët
- Kasami: Keqardhje për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, e vërteta historike e luftës çlirimtare nuk rishkruhet



