Në vetëm pesë vjet, 600 mjekë janë larguar nga vendi. Arsye për këtë, sipas hulumtimit të “Heldgruper” të kryer në Maqedoni, Shqipëri, Serbi dhe në Kosovë është situata politike në vend, mundësitë për zhvillim profesional, pagat më të larta dhe një jetë më е mirë për familjet, transmeton Alsat M.
Matematika e “Heldgruper” tregon se një mjek për të përfunduar arsimin, shteti investon në të rreth 60 mijë euro. Me largimin e 600 mjekëve jashtë vendit, Maqedonia përveç se ka humbur një staf të specializuar dhe të nevojshëm mjekësor, për pesë vjet ka humbur 36 milionë euro. Ekspertët kërkojnë ndryshimin e politikave në shëndetësi. Por nuk shihet se dikush është i interesuar për këtë.
Largimi i mjekëve jashtë vendit është vërejtur edhe në Shqipëri, Serbi dhe Kosovë. Arsyet për këtë janë të ngjashme me ato në Maqedoni. Gjermania është destinacioni më i preferuar i mjekëve nga Kosova.