Një aksident i ri ka ndodhur këtë pasdite në një nga bulevardet kryesore të Shkupit, transmeton TV21.
Në “Aradhet Partizane”, në Taftalixhe një grua dhe një fëmijë janë goditur me veturë në vizëbardha.
Dëshmitarët e rastit thonë se gruaja është dërguar në Spital në gjendje të rëndë, ndërkaq fëmija është dërguar me ekip të Ndihmës së Shpejtë në spital për shkak të rrezikut nga lëndimi i shtyllës kurrizore.