Shtëpia e fëmijërisë së presidentit amerikan është shitur “pasi u pushtua nga macet e egra”.
Prona në Queens, New York – e cila ishte shtëpia e Trump deri në moshën katër vjeç – u shit për 760 mijë euro, përcjell Telegrafi.
Shtëpia dykatëshe u ndërtua nga babai i presidentit, zhvilluesi i pasurive të paluajtshme Fred C Trump, në vitin 1940.
Ka vite që ka mbetur bosh, me banorët e vetëm një koloni macesh të egra.
“Një shtëpi e bukur mbeti e braktisur dhe askush nuk u kujdes për të gjatë gjithë kësaj kohe”, tha një fqinj, i cili kërkoi të mbetet anonim. /Telegrafi/