Gazetari Furkan Saliu ka komentuar intervistën e fundit të Arben Taravarit në emisionin “360Shkallë”, duke e cilësuar pakënaqësine e tij si plotësisht të argumentuar dhe të pamohueshme nga shqiptarët. Sipas Saliut, kritikat e Taravarit ndaj funksionimit të VLEN-it dhe pengesave brenda qeverisjes janë çështje që duhen trajtuar me seriozitet.
Taravari ka ngritur disa shqetësime kryesore, duke theksuar:
Zëvendësministrat, drejtorët dhe zëvendësdrejtorët nuk e kryejnë punën siç duhet.
Fokusimi i tepruar në çështje banale për javë të tëra, siç është heqja e gjuhës shqipe nga tabelat në autostrada.
Dobësia e pozicionit të VLEN-it në qeveri për shkak të nevojës që katër parti të bien dakord për çdo punësim apo projekt.
Sistemi i ndarjes së posteve sipas përqindjes dhe jo sipas meritokracisë, i cili ul efikasitetin dhe krijon perceptimin se roli i VLEN-it është i dobët, jo për shkak të VMRO-DPMNE-së, por për shkak të mungesës së kompetencës te të emëruarit.
Saliu thekson se këto çështje kërkojnë debat të hapur brenda VLEN-it dhe se shmangia e tyre nga partitë që kanë vetëm 4–5 vota mund të ketë pasoja të rënda. Ai paralajmëron se injorimi i shqetësimeve të qytetarëve mund të sjellë një fund të parashikueshëm për këtë koalicion.