Dy gra janë arrestuar të cilat pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëra-tjetrën si dhe kanë dëmtuar rrobat e njëra-tjetrës.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:58, në Leposaviq.
Tutje thuhet gratë ia kanë dëmtuar rrobat njëra-tjetrës.
“Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare, të cilat pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëra-tjetrën si dhe kanë dëmtuar rrobat njëra-tjetrës”, thuhet në raport.
Ndryshe, pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar te dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt.