Rilindje me BESË sonte u takua me banorët Vrapçishtës, ku para banorëve të kësaj ane shpalosën platformën dhe programin zgjedhor, me çka u përkrah fuqishëm platfoma “Ridefinimi”. Para të pranishmëve kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, njëherit bartës i listës zgjedhore për njësinë e gjashtë zgjedhore deklaroi: “Deri tash BDI-ja bëri çka deshi. Ajo shqiptarëve ua vodhi votën, e kërcënoi dhe e përbuzi popullin e vet vetëm që kështu t’ua plotësonte kërkesat dhe dëshirat punëdhënësve të saj – Gruveskit dhe Mijallkovit. Sa më shumë që krerët dhe funksionarët e BDI-së pasuroheshin, aq më shumë populli varfërohej. Dhe sa më shumë Ali Ahmeti me shokët e tij vëllazërohej me Gruevskin dhe Mijallkovin, aq më shumë shqiptarët e maqedonasit armiqësoheshin. Deri tash BDI-ja i njollosi thuajse të gjitha vlerat kombëtare që na identifikojnë neve shqiptarëve të Maqedonisë, por nuk arriti kurrë që ta ngre zërin ku ndër atyre që i çonin nxënësit shqiptarë të mësojnë nga libra shkollor ku ofendohet populli ynë, kombi ynë. BDI-ja shau e ofendoi shkrimtarë e intelektualë, por kurrë nuk e ngriti zërin kundër atyre që edhe me paratë tona botuan Enciklopedinë që e ofendonte popullin tonë. BDI-ja e keqpërdori besimin popullit, dhe tani ka ardhë koha që ta merr dënimin duhur dhe shqiptarët t’i tregojnë se askush nuk mundet pafundësisht të tallet me besimin tonë. Në Maqedoninë shqiptare, për ata që nuk kanë pasur mundësi ende ta lexojnë platformën tonë, do të jetojnë popuj të barabartë ku edhe shqiptarët mund të jenë president, kryeministër apo kryeparlamentarë të vendit po aq sa maqedonasit. Ne do t’ia kthejmë shqiptarëve hisen që iu takon këtë shtet. Dikur ishte e pamundur të besohej se Ali Ahmeti me shokët e tij do të përkuleshin dhe do të zbatonin vetëm urdhrat e Nikolla Gruevskit, ngaqë ajo ua dorëzoi palës maqedonae edhe atë që nuk i takon asaj – edhe Maqedoninë shqiptare. Por, Lëvizja BESA do ta kthejë atë që na takon pa dëmtuar asnjërin, mjafton që shqiptarët e kanë të qartë se kënd duhet ta ndëshkojnë me votë në këto zgjedhje. Çdo votë në zgjedhjet e 11 dhjetorit është e rëndësishme. Çdo votë e juaj është fuqizim i zërit të shqiptarëve të cilët o sot, o kurrë do t’i dalin zot vendit të të parëve të vet, vendit që do të mbetet i fëmijëve tanë – Maqedonisë shqiptare.”
Kryetari i RDK-së, Fadil Zendeli, njëherit edhe kandidat për deputet në zonen e gjashtë theksoi: “Në këtë gjendje të mjerë na sollën ata që na përfaqësuan deri më sot, BDI – ja, Ali Ahmeti. Jo se ata nuk e dinin se shqiptarët diskriminohen në çdo sferë. Kur pjesët maqedonase ndërtoheshin dhe investoheshin qindra miliona euro, Ali Ahmeti tregonte përalla nepër tubimet me shqiptarët. Kur populli nisi të vlojë dhe të kërkojë përgjegjësi për të gjitha padrejtësitë, BDI bashkë me “mijallkovët” janë të gatshëm ti djegin gjithë shqiptaret. Prandaj ndryshimi i madh vjen me Rilindjen me BESË dhe me Ridefinimin e tërërishëm të këtij shtetit”.
Rufat Halili, anëtarë I Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA tha: “Shqiptaret e pa hipotekuar, njerëz profesionist te drejte e të moralshëm, kësi kuadro posedon Rilindje me BESË. Me këto kuadro do të behet Ridefinimi i shumëpritur nga gjithë shqiptaret.”
Kandidjta për deputetë nga Rilindje me BESË Njomza Imeri Isamili, ka deklaruar se gruaja shqiptare me këtë opsion politik do ta kthejë dinjitetin, moralin dhe krenarin tone. Kurse anëtari i Kryesisë Qendrore Bejtulla Demiri ka shtuar se zgjedhjet e 11 dhjetorit do të dëshmojnë se shqiptarët e Maqedonisë do të dinë të bëjnë zgjedhjen më të mirë duke përkrahur Ridefinimin.