Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur 6 godina në Shkodër, për shkak të zbatimit të projektit “Rikualifikimi i Hyrjes të Qytetit Shkodër dhe Bregut Perëndimor të Liqenit të Shkodrës”.
IKMT ka njoftuar për këtë aksionin e ndërmarrë përmes një postimi në rrjete sociale.
Sipas tij, godinat ishin pengesë për zhvillimin e projektit.
Mjete dhe makineri të ndryshme janë angazhuar nga IKMT-a për realizimin e këtij aksioni, nga vetëm poseduesit e godinave 1 dhe 2 janë treguar mirëkuptues.
Postimi i plotë:
Projekti për hyrjen në Shkodër, IKMT prish 6 objekte
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon me prishjen e objekteve që pengojnë zbatimin e projektit “Rikualifikimi i Hyrjes të Qytetit Shkodër dhe Bregut Perëndimor të Liqenit të Shkodrës”. Poseduesit e objekteve 1 dhe 2 katëshe janë treguar mirëkuptues. Deri tani janë prishur 6 objekte.