Rijad Shaqiri nga koalicioni VLEN, ka deklaruar KSHZ e ka konfirmuar denoncimin e tyre për mbushjen e kutive dhe trenin bullgar në komunën e Likovës.
“Për vendvotimin 1112/1 u vërtetua se edhe përkundër faktit që dy vota kanë munguar dhe kërkesës së komisionerit përprishjen e vendvotimit, nuk ishte aprovuar një gjë e tillë, anipse faktet ishin.
Akterit të këtij akti që cenoi rëndë demokracinë, shoferit të Sadulla Durakut, iu zunë fletvotime në xhep. Ato ishin fletëvotimet që dje kur u hap kutia, u vërtetua se mungonin në ditën e zgjedhjeve.
Ky nuk është vetëm një rast i izoluar në Likovë, ani pse është tashmë i faktuar këtu. Ky në fakt është fenomeni dhe skema e BDI-së që kush e di në sa vendvotime është futur në funksion.
Reagimet në këtë drejtim të institucioneve që do duhej të përkujdeseshin për mbarëvajtjen e një procesi siç i ka hije në demokraci, kanë qenë inekzistente. Por, kur ke institucione të kapura nga krimi e kriminelët nuk ka se si të jetë ndryshe”, deklaroi Rijad Shaqiri nga VLEN.
Ky rast në Likovë, tha ai, na tregon se është cenuar thellë demokracia dhe përmes këtyre metodave klandestine është dëmtuar thellë procesi zgjedhor duke u deformuar kështu vullneti qytetar, që qartazi ishte zë për ndryshim, zë për ndëshkim të keqqeverisjeve.
“BDI ka humbur toruan. Nuk ka mjet që kursen për të arritur qëllimin që të qëndrojë në pushtet.
Por, unë nga këtu, fillimisht ju bëj thirrje organeve të rendit e të gjitha organizatave monitoruese të zgjedhjeve që të veprojnë, sa më parë e sa më shpejt. Mosveprimi në këtë rastësisht shkelje e rëndë e demokracisë në vend, është humbje e kuptimit të zgjedhjeve si proces i shenjtë në demokraci”, tha më tej Shaqiri.
Data 11.07.2025
Aktuale
- Mexhiti nga Roma: Mbështesim integritetin territorial të Ukrainës, të gatshëm të kontribuojmë në procesin e rindërtimit
- Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali: “Bota serbe” është rrezik për rajonin
- Dorëheqjet në bashkinë e Vlorës! Bledi Koka: Nuk është thjesht një shqetësim i Ramës se nuk po bëjnë punën, po rishkruhen balancat e bandave
- Vetting: Si përfunduan milionat e mirëmbajtjes së rrugëve në duart e “Alko Impex”,roli i Ballukut dhe njerëzve të saj
- Fluks i shtuar i automjeteve në vendkalimet kufitare, LAMM: Rreth 30 minuta pritje për hyrje në Maqedoninë e Veriut
- “Fantazma” e Unazës së Madhe ndjek edhe Belinda Ballukun! Vetting zbardh manovrat e Arbër Abazit dhe tenderin 14 milionë euro pa garë nga ARRSH
- Presidenti turk diskuton çështjet rajonale dhe globale me kancelarin austriak
- Arrestohen dy persona në Shkup, u kapën duke shkaktuar zjarr