Alsat 2019-10-24T14:05:22+02:00
Parlamenti Evropian nëpërmjet rezolutës fton vendet anëtare të Bashkimit Evropian të sjellin vendim pozitiv për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shkupin dhe Tiranën. Nisma e 58 eurodeputetëve që përfaqësonin partitë popullore, socialiste dhe demokratike, Ripërtëritja Evropiane, Të gjelbrit, Aleanca e Lirë Evropiane mbështet, konservativët dhe e majta e bashkuar, u mbështet nga gjithsej 412 eurodeputetë të cilët votuan “për”.
Ata shprehin “zhgënjimin e thellë për pamundësinë e unionit për t’u pajtuar me fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për shkak të bllokimit të Francës, Danimarkës dhe Holandës, duke pasur parasysh se të dy vendet kanë bërë përpjekje të mëdha për plotësimin e kërkesave të Unionit”. Sipas rezolutës “mos-sjellja e vendimit për fillimin e negociatave është gabim strategjik dhe e varros kredibilitetin e Unionit”. Iniciatorët kanë frikë se zgjedhjet e reja në Maqedoninë e Veriut do të ulin kredibilitetin e partive që arritën kompromis për Marrëveshjen e Prespës dhe se ndikimi i fuqive të huaja mund ta ngadalësojë ose ta bllokojë tërësisht rrjedhën e reformave.
Fatlume Dervishi
Loading…



