Premtime të shumta realizime të pakta, komuna e Çairit ka lënë pas dore lagjet e Gazibabës Dizhonit dhe Serovës!
Qytetarët e Komnuës së Çairit mund të shprehen lirisht se fare nuk janë të kënaqur me kushtet e jetesës në këtë lagje por mund të thuhet se edhe lagje tjera të banuara me popullatë shqipëtare gjendja aspak nuk është më e mirë. Nëse tentojmë të diagnostifikojmë problemet, problemet, janë aq të mëdha saqë nuk dinë prej ku të fillojmë por do t’i numrojmë disa nga këto: lagje me shumë banorë, ndërtimi i shtëpive nuk është i bazuar në ndonjë planifikim hapësinor, asfaltimi i rrugëve, parkingu, problemet me kanalizimin.
Përderisa nëpër lagjet tona është shkatëruar rendi shoqëror atëherë më nuk mund të flasim për lagje të cilat ndërtimet e tyre i bazojnë në standarte bashkëhore. Nëse bëjmi një krahasim me lagjet tjera me të cilat jetojnë popullata maqedone atëherë do të shohim se shqipëtarët me të vërtetë kanë të drejtë të ndjehet si qytetar të rendit të dytë…