Alsat 2019-10-03T14:26:44+02:00
Përfundoi faza e parë e tenderit për ndërtimin e qendrës së re klinike në Shkup, theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Sipas tij janë paraqitur një numër i caktuar i partnerëve potencialë ofertues dhe tani është duke u bërë vlerësimi i tyre.
“Pas përfundimit të vlerësimit me siguri gjatë dy javëve të ardhshme do të fillojë faza e dytë, ndërsa ai është dialogu. Sa do të zgjasë dialogu do të varet prej asaj me sa ofertues do të bisedohet, pas së cilës do të pasojë edhe publikimi zyrtar i procedurës së tenderit”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.
Loading…




