Mbrëmjen e së enjtes (17 prill), një atentat mafioz ka tronditur kryeqytetin, ku janë qëlluar 33 plumba në drejtim të mjetit tip G-Class, pronë e Vesel Demiraj, pronarit të kompanisë “Pelikani Security”. Në mjetin e goditur ndodheshin dy djemtë e tij të mitur, një shok i tyre dhe shoferi i familjes Demiraj, të cilët mbetën të plagosur.
Nga hetimet e deritanishme të Policisê së Tiranës, dyshohet se autorët e atentatit ishin dy persona me motor “Dukati”, të cilët kanë qëndruar për një periudhë të gjatë në zonën e ngjarjes, duke pritur momentin e duhur për të sulmuar. Ata dyshohet se kanë prishur një gardh metalik afër rrugës kryesore për t’u fshehur pas veprës.
Pas atentatit, autorët janë larguar në drejtim të Elbasanit, ku kanë humbur gjurmët në fshatrat përreth, dhe dyshohet se një person i tretë ka marrë me makinë autorët për t’u larguar më tej nga vendi i ngjarjes.
Policia ka gjetur deri tani 33 gëzhoja në vendngjarje, dhe ka konfirmuar se 8 plumba goditën makinën G-Class. Përveç kësaj, një plumb tjetër ka goditur makinën tip Ford të një qytetari tjetër të rastësishëm, i cili po udhëtonte paralelisht me mjetin e të plagosurve në momentin e atentatit, rreth orës 21:30.
Shoferi i makinës tip Ford, i cili u përfshi në ngjarje, ka shpëtuar pa lëndime, por mjeti i tij mori një plumb në kolonën e derës. Pas ngjarjes, ai është larguar me shpejtësi dhe ka kërkuar strehim në një qendër tregtare, ku ka njoftuar policinë për ngjarjen. Ai ka dhënë dëshminë e tij, por, për shkak të shpejtësisë së ngjarjes, nuk ka mundur të identifikojë autorët dhe ka shpallur se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt dhe në kushte frike.
Hetimet vijojnë, dhe autoritetet po i hetojnë të dhënat dhe provat për të zbardhur plotësisht këtë atentat,