Reshje lokale të shiut dhe borës paralajmëroi Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike (DPHM) për nesër nga fundi i ditës dhe të mërkurën. Reshjet do të fillojnë nga pjesët perëndimore dhe veriperëndimore.
Sipas DPHM-së, ndryshim më i madh i motit pritet nga e enjtja kur për shkak të rrymave të pranishme ajrore veriore, moti do të jetë i ftohtë me reshje të borës dhe me erë të përforcuar të kohëpaskohshme veriore. Gjithkund do të formohet shtresë e borës, në male edhe deri 50 centimetra, ndërsa për shkak erës së fuqishme vende-vende do të ketë edhe sasi më të mëdha të borës.
Të premten dhe në ditët e fundjavës temperaturat do të jenë shumë të ulëta dhe gjithkund nën zero.