Policia e BDI-zuar të ndalojë urgjentisht metodat e UDB-së për t’i kërcënuar studentët të cilët denoncuan një krim të rëndë në Universitetin e Tetovës ku “profesoresha” që ka në krah Ali Ahmetin kërcënon dhe dhunon studentët, si dhe protestuan duke kërkuar të drejtën e tyre për arsim dhe siguri.
Akuza për inçizim dhe publikim të paligjshëm ndaj studentëve nuk mban, pasi inçizimi është bërë në institucion publik dhe jo në shtëpinë private, ndërsa interesi publik është më i rëndësishëm se ai personal. Pas denoncimit të bërë nga studentët policia duhet të shkojë në Kërçovë dhe të arrestojë atë që dhunonte studentët dhe jo studentët të cilët guxuan të denoncojnë këtë skandal.
Kujtojmë Ali Ahmetin dhe BDI-në se studentët janë ata që prishën Jugosllavinë dhe derivatet e atij sistemi nuk mund të zënë për fyti studentët dhe zërin studentor.
Aleanca për Shqiptarët ka ndjekur me vëmendje dhe kujdes të veçantë këtë rast duke përkrahur vetëm moralisht studentët në këtë betejë. Por, sot kur BDI dhe i gjithë aparati shtetëror u vu në shërbim dhe mbrojtje të profesoreshës dhunuese, ne ndjehemi të detyruar që të vihemi në mënyrë të drejtëpërdrejtë në mbrojtje të studentëve. Që sonte studentët do të na kenë në krah me çdo mundësi që do të kemi në dispozicion.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Tensionet në Tiranë: Protestues dhe policë të lënduar kërkojnë ndihmë mjekësore
- Dy palestinezë të vrarë dhe katër të plagosur nga sulmet izraelite në Gaza
- A ndikon vërtet në shëndet kthimi i orës prapa? Ja çfarë thonë ekspertët
- “France 24” jehonë protestës së 12-të studentore në Tiranë: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij
- Microduck: Robotët që po pushtojnë internetin pas një demonstrimi magjik
- Olsa dhe Alaudini zbulojnë prapaskenat e Big Brother VIP Kosova 5
- Dhunë në protestat e Tiranës: Autoboti i ujit godet protestuesin
- Aleksandar Spasovski: Gazetarë nga Maqedonia e Veriut ndalohen në kufi gjatë hyrjes në Serbi



