Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia.Vetëm gjatë ditës së djeshme, Sinjali mëson se kanë rënë në pranga të Policisë disa persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave.Rasti i fundit ka ndodhur pas mesnate më rrugën “Shala e Bajgorës” në Mitrovicë, ku u arrestua A.A., 25-vjeçar. I riu po kërkohej në bazë të një urdhëresë të lëshuar nga dega e gjykatës në Vushtrri, pasi ishte shpallur fajtor për një rast të mëhershëm. Ai ishte dënuar me burgim, prandaj pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.Personi tjetër që ra në prangat e Policisë është S.D., ndaj të cilit kishte urdhëresë aktive nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi ishte dënuar për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”. 43-vjeçari u kap në orët e pasdites së djeshme dhe më pas u dërgua në njërën nga qendrat korrektuese.Teksa i dënuari tjetër që qëndronte në arrati por u kap gjatë ditës së martë në Gjilan është M.F., 41-vjeçar, i cili po ashtu ishte dënuar me burgim për një rast për të cilin akuzohej. Gjykata e kishte shpallur fajtor, prandaj i njëjti u dërgua në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, për ta vuajtur dënimin.
Data 26.09.2026
Aktuale
- Shfaqja e rrallë e Hënës së Korrjes dhe Saturnit në qiellin e fundjavës
- BE i kërkon Mbretërisë së Bashkuar të rrisë tarifat ndaj makinave kineze
- Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, përplasen 3 makina/ Një i ri humb jetën, dy të tjerë në gjendje kritike
- Aktivistja Arvina Lleshi “prish” mbledhjen e “Pranisë Besnike” me Erion Braçen: Qeveri e korruptuar
- Von der Leyen në Ballkanin Perëndimor, të premten viziton Shkupin
- AKI propozon subvencione për taksi elektrike në Shkup
- “Rama do ngelet vetëm e do përfundojë keq”/ Aktivisti Lika: SPAK do godasë Ballukun dhe Ballën, ky pushtet do shembet
- Snopçe: Po zbehet përfaqësimi i shqiptarëve, po rrezikohet krijimi i kuadrove të rinj



