Alsat 2020-06-14T16:53:04+02:00
Peshkatarët nga Dibra kërkojnë që shteti ta ndalojë procedurën e lëshimit të Liqenit të Dibrës për peshkim tregtar, për të cilin ofertat do të merren në konsideratë më 15 qershor. Në vend të kësaj, ata thonë se liqeni duhet të përdoret vetëm për qëllime sportive rekreative, pasi vitet e fundit ka pasur peshkim të tepruar, duke e lënë liqenin pa peshk.
Mlyshi tani është në dispozicion në sasi minimale, krap nuk ka më, ashtu edhe trofta. Shoqata e peshkimit sportiv “Trofta” nga Dibra paralajmëron protesta, nëse liqeni jepet përsëri për peshkim tregtar.
“Kishim peticion dhe kemi mbledhur gati 500 nënshkrime. Ato janë dorëzuar në Ministrinë e Bujqësisë … “-tha Astrit Kërçishta-peshkatar nga Dibra.
Në periudhën e kaluar, në bashkëpunim me policinë, u kapën peshkatarë ilegal si dhe sasi të mëdha rrjetash peshkimi. Ata thonë se në vitet e kaluara peshku i Dibrës gjendej edhe në tregjet e qyteteve tjera, për të cilën askush nuk ka bërë kontroll për këtë. Liqeni i Dibrës është i gjatë 24 km i gjatë dhe shpesh përdoret për peshkim nga njerëz, nga qytete të tjera.
Miki Trajkovski


