Tragjedia në Koçan, në të cilën humbën jetën 59 të rinj, ka lënë një dhimbje të pashlyeshme në të gjithë vendin. Qeveria e Maqedonisë së Veriut premtoi transparencë të plotë dhe përgjegjësi për të gjithë të përfshirët, theksoi zëdhënësja Venere Latifi-Azizi.
“Qeveria është e vendosur ta zbardhë të vërtetën. Askush nuk do të mund të fshihet dhe drejtësia do të plotësohet”, deklaroi Azizi.
Ajo tha se angazhimi dhe përkushtimi i qeverisë për të mbështetur ata që janë prekur nga kjo tragjedi dhe për të zbardhur të vërtetën e kësaj tragjedie, do të vazhdojë me intensitet të pa precedentë.
“Qeveria e Maqedonisë ka ndërmarrë masa të menjëhershme për tu ofruar mbështetje të plotë të gjithë atyre që janë prekur nga kjo tragjedi. Përveç atyreve që po trajtohen nëpër spitale tona dhe deri më tani 116 pacientë janë duke marrë trajtim në spitale të jashtme dhe 180 familje i shoqërojnë ata, me të gjitha shpenzimet e mbuluara nga shteti. Shteti i mbulon të gjitha shpenzimet, që përfshinë, udhëtimin, akomodimin dhe nevojat e përditshme të tyre”.
Azizi njoftoi se nga nesër Kryqi i Kuq për çdo person të prekur nga kjo tragjedi, do të fillojë të ndajë mjete financiare familjeve prej 150 .000 denarë. Ky angazhim i menjëhershëm i qeverisë, zëdhënësja tha se ka për qëllim të sigurojë që asnjë i prekur nga tragjedie mos të jetë pa mbështetje. /SHENJA/
Data 14.09.2026
Aktuale
- “Rama, kryeministri më i paguari në rajon” Irena Beqiraj: Po pagen e kryeministrit kur do ta rishikojme?
- Balluku me dy vila luksoze, por vazhdon të jetë në Parlament? Deputetja Marjana Koçeku: Problemi është pandëshkueshmëria! Pas largimit, asnjë kontakt me figura të PS
- 7 zakone që duhet të shmangni për një gjumë të qetë
- Edison Ypi: Korrupsioni i Belinda Ballukut është aq flagrant e gjigant sa mendja nuk e merr, truri s’e kupton, syri e refuzon, veshi e çpon! Burgun ta vuajë tani që është e re
- Ministri Shasivari i beson Hagës, qytetarët nuk i besojnë drejtësisë vendore
- (VIDEO) Pas deklaratës për vendimin e Hagës, të rinjtë e BDI-së kërkojnë dorëheqjen e ministrit të drejtësisë
- Momente të veçanta baba e bijë, Ledri Vula emocionon me këto fotografi
- Publikoi pamje nga protesta/ Kërcënimi me vdekje i gazetarit Osman Stafa, PD: Narkopolicia nuk do ta fitojë betejën me fjalën e lirë!




